Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ish-ushtarakut Altin Alikaj pak javë më parë në Vlorë. Autori i dyshuar i ngjarjes, Shazi Ahmetaj, 23 vjeç dhe viktima kishin njohje me njëri-tjetrin. Alikaj njihej si përdorues i lëndëve narkotike ndaj hetimet janë përqendruar tek kjo pistë.
Sherri mes 23-vjeçarit dhe viktimës dyshohet se ka nisur për prishje të pazareve të drogës, megjithatë nuk përjashtohet as fakti që 46 vjeçari t’i ketë pasur borxh të riut.
Një tjetër pistë mbetet ajo e grabitjes së viktimës, pasi mësohet se 46-vjeçari ka pasur një shumë të konsiderueshme parash në duar në atë periudhë.
Viktima dhe i riu kanë qenë bashkë në banesë dhe pasi kanë konsumuar lëndë narkotike, 23-vjeçari e ka qëlluar me plumb në kokë. Më pas dyshohet se i ka marrë lekët dhe është larguar nga vendngjarja. Sipas burimeve, Shazi Ahmetaj qëndronte në banesën e viktimës prej disa kohësh.
Shazi Ahmetaj, banues në Kolonjë, Lushnje, rezulton me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes. I arrestuar është edhe Mateo Kiptiu, 30 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
/5pyetjet.al