Gjermania ka mbështetur vendosjen e kufizimeve “të synuara dhe funksionale” për anëtarësimin e Rusisë në sistemin e pagesave Swift.
“Ajo që na nevojitet është një kufizim i synuar dhe funksional i Swift,” thanë Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock dhe Ministri i Ekonomisë Robert Habeck në një deklaratë të përbashkët.
Qeveria po punon se si të “kufizojë dëmin kolateral” të kufizimeve “në mënyrë të tillë që të prekë njerëzit e duhur”, shtoi ai.
Gjermania është vendi i fundit i BE-së që hoqi kundërshtimin ndaj sanksionit, pasi kryeministri i Italisë Mario Draghi dhe udhëheqësi hungarez Victor Orban sinjalizuan mbështetjen e tyre më herët të shtunën.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai ishte “mirënjohës” ndaj vendeve të BE-së për vendimin.
/5pyetjet.al