Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se ditën e sotme nga 1.818 testime, 119 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një i vdekur nga COVID-19. “Në total numri i rasteve aktive është 2381”, thuhet në njoftim.
Në 24 orët e fundit janë injektuar 762 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë injektuar 1.812.244 doza të vaksinës.
Deri më sot 815.521 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 97.261 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Sot janë shëruar 500 qytetarë, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.619.
/5pyetjet.al