-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia bllokoi rezolutën në OKB, Tirana: Të gjithë kundër Putinit

Kryesoret

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka reagoi pas Rusia përdori fuqinë e votës për të bllokuar rezolutën e paraqitur nga Tirana dhe Uashingtoni në Këshillin e Sigurimit të Organizatës të Kombeve të Bashkuara (OKB) e cila dënonte pushtimin e Ukrainës.

“Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB, e cila bën thirrje për t’i dhënë fund agresionit kundër Ukrainës.

Kjo që Rusia po bën është e paligjshme, është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla! Ky sulm nuk mund të vazhdojë, ndaj le të qëndrojmë të gjithë së bashku përkrah Ukrainës”, shkruan Xhaçka.

11 shtete votuan në favor, një kundër dhe tre abstenuan. Pasi refuzoi të kritikonte sulmin e Rusisë, Kina ishte ndër tre shtetet që abstenuan.

Dy shtetet e tjera që abstenuan janë India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit