Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hodhi poshtë një ofertë të Uashingtonit për ta ndihmuar të largohet nga Kievi, thonë mediat amerikane.
Zelensky tha se “lufta është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo për një udhëtim”, raportoi Associated Press, duke cituar një zyrtar të lartë të inteligjencës amerikane.
Washington Post kishte cituar gjithashtu zyrtarë amerikanë dhe ukrainas të cilët thanë se qeveria amerikane ishte e përgatitur për të ndihmuar Zelensky.
Не вірте фейкам. pic.twitter.com/wiLqmCuz1p
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 26, 2022
Zelensky është vlerësuar gjerësisht në mediat sociale për reagimin e tij ndaj pushtimit rus. Ish-aktori i humorit mbajti më herët një fjalim emocionues në të cilin u zotua se do të vazhdojë të luftojë, duke thënë: “Kur të na sulmoni, do të shihni fytyrat tona, jo shpinën”.
Ai postoi gjithashtu një video duke treguar atë dhe ndihmësit e tij kryesorë në kryeqytet, duke hedhur poshtë raportet se ai kishte ikur nga Kievi.
“Ne jemi të gjithë këtu,” tha ai. “Dhe do të qëndrojë kështu”.
“Ka shumë informacione të rreme në internet që i bëj thirrje ushtrisë sonë të lërë armët dhe se ka evakuim. Unë jam këtu. Ne nuk do të dorëzojmë armët. Ne do të mbrojmë shtetin tonë” tha ai.
/5pyetjet.al