Transportohet me urgjencë drejt spitalit Klevis Cani i plagosur pak minuta më parë, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
I riu rreth 25-30 vjeç është plagosur me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të dielë, kur edhe u raportua për të shtëna me armë zjarri.
I riu është gjetur i mbuluar me gjak në rrugë dhe është dërguar në spitalin e Elbasanit.
Mësohet se ai është futur në sallën e operacionit, por raportohet se gjendja e tij është e rëndë.
/5Pyetjet.al