Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka njoftuar ditën e sotme se do ketë rrije masive sa i përket shpenzimeve të mbrojtjes së vendit.
Duke folur në një seancë urgjente të parlamentit gjerman, ai tha se 100 miliardë euro (113 miliardë dollarë) do t’i shtohen buxhetit ushtarak të Berlinit këtë vit.
Kjo do thotë se Gjermania , do të shpenzojë mw shume se 2% të PBB-së së saj vjetore për mbrojtjen, një objektiv i kahershëm i NATO-s që vendi më parë nuk ka arritur ta përmbushë – pavarësisht presionit nga SHBA, dhe në veçanti ish-presidenti Donald Trump.
Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se bota ka “hyrë në një epokë të re” pas pushtimit rus të Ukrainës dhe se “nuk mund të ketë përgjigje tjetër ndaj agresionit të Putinit”./5pyetje.al









