Në ditën e katërt të luftimeve, Ukraina ka rënë dakord për zhvillimin e bisedimeve me Rusinë në Bjellorusi. Takimi do të zhvillohet në Pripyat, një qytet i braktisur, në Ukrainën veriore, pranë kufirit Ukrainë-Bjellorusi. Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë e tij që të vendosë forcat e parandalimit bërthamor të vendit në gatishmëri të lartë në përgjigje të “deklaratave agresive” të vendeve të NATO -s .
Presidentja Ursula von der Leyen në një deklaratë për masat e mëtejshme për t’iu përgjigjur pushtimit rus të Ukrainës u shpreh se Bashkimi Europian do të filloj ti ofrimin e armëve për Ukrainën:
“Ky është një moment vendimtar për Bashkimin tonë, ne jemi duke rritur mbështetjen tonë për Ukrainën. Për herë të parë, BE do të financojë blerjen dhe dërgimin e armëve dhe pajisjeve në një vend të sulmuar. gjithashtu ajo shtoi: Ne gjithashtu po forcojmë sanksionet tona kundër Kremlinit.” Përfundoi deklratën e saj.
/5Pyetjet.al