-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A rrezikohet Kosova nga lufta? Majko: Rusia, Serbia dhe shqiptarët

Kryesoret

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko u shpreh se agresioni rus në Ukrainë nuk mund të ketë ndonjë ndikim në Kosovë sa i përket çështjes së sigurisë, pasi që Prishtina sigurohet nga Aleanca Veriatlantike (NATO). Në emisionin “Përballje” Majko tha se baza më e madhe ushtarake amerikane në rajon gjendet në Kosovë. “Në Kosovë nuk pres të ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Kosova sigurohet nga NATO, dhe baza më ë madhe ushtarake amerikane është në Kosovë”. Ai duke analizuar situatën mes Rusisë dhe Ukrainës, ka theksuar se ky konflikt mes këtyre dy shteteve mund të jetë përcaktues për balancat gjeopolitike, siç tha ai për 50 vitet e ardhshme.

“Mendoj që nuk janë zhvillime të natyrshme, nuk kemi të bëjmë thjesht me një konflikt mes dy shteteve, në rastin përkatës midis Rusisë dhe Ukrainës, por është një lëvizje shumë më e madhe tektonike, e cila mund të përcaktojë balancat gjeopolitike për 50 vitet e ardhshme. Pa përdorur metaforë, jemi duke jetuar në momentet më të rëndësishme për të ardhmen evropiane, dhe duke qenë se kombi ynë natyrshëm i përket Evropës, mendoj që ne duhet të jemi shumë aktiv dhe të ndjekim këtë situatë që po ndodhë”, ka thënë mes tjerash ai.

Majko tha se shqiptarët e kanë të qartë pozicionin, pasi që kanë kaluar luftën në Kosovë. “Kjo që po ndodhë aktualisht na duket sikur seria e dytë e një filmi që kemi parë. Megjithëse mund të konsiderohen si ditët më të vështira të Evropës pas luftës së ftohtë, mendoj se konflikti në Ukrainë do të jetë mjaft përcaktues për të ardhmen evropiane”, shtoi ai. Ish-kryeministri tha se konflikti në Ukrainë, ka bërë të qartë se çfarë dëshiron presidenti rus Vladimir Putin. “Mendoj qe konflikti që po ndodhë në Ukrainë shmangu çdo dyshim se çfarë dëshironi Putini të bëjë me Evropën, ai po shfaqet si një kundërshtar gjeopolitik i Evropës, dhe mendoj se tani Evropa po e trajton të tillë si kundërshtar”, është shprehur Majko.

“Ajo që do të vijë si problematikë në të ardhmen do të jenë fraksionet filo-ruse të cilat janë të shpërndara duke filluar nga Bosnja, Serbia, Mali i Zi deri në Maqedoni të Veriut. Sigurisht kjo do të shkaktojë debate të brendshme në shoqëritë që po flasim, por nuk besoj që do të shkaktojë ndonjë traumë”, shtoi ai. Majko theksoi se “ne jemi të pozicionuar qartazi për gjithë këtë histori, dhe mendoj që pozicionimin i shqiptarëve në krahë të Ukrainës është një verfikimi i historisë që ne kemi kaluar”.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit