-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia: Kemi sistemin tonë SWIFT

Kryesoret

Elvira Nabiullina, Guvernatorja e Bankës Qendrore ruse, ka deklaruar se Rusia ka një sistem që mund të zëvendësojë atë të pagesave SWIFT brenda vendit.

Nabiullina shtoi se të gjitha bankat në Rusi do të përmbushin detyrimet e tyre dhe të gjitha fondet në llogaritë e tyre janë të siguruara.

Kujtojmë se më herët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar ranë dakord të bllokojnë bankat e zgjedhura ruse nga sistemi SWIFT, i cili lehtëson lëvizjen e parave në mijëra banka, dhe institucione financiare në gjithë botën.

Ndërkohë nga Banka Qendrore është bërë me dije se bursa e Moskës nuk do të hapet të hënën, pasi monedha e vendit ra me shpejtësi pas sanksioneve perëndimore.

“Për shkak të situatës aktuale, Banka e Rusisë ka vendosur të mos hapë një seksion të tregut të aksioneve, një seksion të tregut të derivateve ose një seksion të tregut të derivateve në bursën e Moskës sot”, thuhet në deklaratën e bankës. /5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit