-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi: Lufta do të rrisë çmimet e bukës, energjisë dhe kredive

Kryesoret

Agresioni rus në Ukrainë dhe sanksionet kundër Moskës kanë tronditur tregjet në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë, pasi është rritur çmimi i drithërave dhe karburantit.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh sonte te “5 Pyetjet nga Babaramo” se një të tillë e paralajmëroi shumë vite më parë, por askush nuk e dëgjoi.

Nuk më besonin kur flisja për ndikimin rus në Shqipëri. Që në 2013-17 në parlament, në komisionin e bujqësisë, që vendosën ligjin që duhet të importojmë miell, grurë dhe qumësht nga Serbia. Shkatërruam fermat shqiptare për të krijuar varësi ushqimore nga Serbia, që është aleate e Rusisë” tha ajo.

Kryemadhi paralajmëroi se lufta nuk do të rrisë vetëm çmimin e bukës dhe energjisë, por edhe kredive.

Tani që do të vijë lufta, për një ditë u rrit çmimi i grurit me 100 euro për ton. Reflektohet te xhepi i bukës, por do të rritet çmimi i energjisë.

Po do të rriten interesat bankare, që shqiptarët janë 400 e ca milionë që janë vetëm kredi shtëpish. Këto lekët e inceneratorëve mund të ishin për krizën që të vjen pas lufte” tha Kryemadhi.

Nisma e “Open Ballkan” ishte një tjetër pikë në të cilën goditi qeverinë, por edhe Lulzim Bashën për lobimin në SHBA në 2017 për të cilën tha se u bë me para ruse.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit