-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta dhe sanksionet, Basha thirrje Ramës: Edhe sa miell kemi? Dy propozimet e PD-së

Kryesoret

Në kushtet kur lufta në Ukrainë dhe sanksionet kundër Rusisë kanë filluar që të ndikojë drejtpërdrejt te rritja e çmimeve të drithërave dhe karburantit në Shqipëri, kryetari i PD-së, Lulzim Basha i kërkoi shpjegime kryeministrit Edi Rama mbi gjendje e rezervave të shtetit dhe planin në rast emergjence.

“Lufta në Ukrainë pritet të ndikojë te çmimet e drithërave dhe karburanteve në Shqipëri. Për këtë arsye i bëj sot thirrje qeverisë shqiptare të bëjë transparencë mbi gjendjen e rezervave të shtetit, planin e masave që ka ndërmarrë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Gjendja ekonomike, sot më shumë se gjysma e familjeve e kanë të vështirë të sigurojnë ushqimin. Në një situatë të rritjes së çmimeve, vështirësitë pritet të thellohen.

Prandaj qeveria të ketë gati një plan masash për rezervat e mjaftueshme ushqimore dhe karburantit dhe t’u vijë në ndihmë familjeve në nevojë” tha Basha.

Ai risolli dy propozime për lehtësimin e situatës për familjet në nevojë. “Rritja e karburanteve do të ketë pasoja te cdo familje dhe sipërmarrësit.

Qeveria të marrë në rishqyrtim dy masa të propozuara nga PD, ulja e TVSH-së nga 20 në 6% dhe heqjen e taksës së karburantit 240 lekë për litër” tha Basha.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit