Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas situatës së rëndë të luftës me Rusisë dhe Ukrainës.
Palët do të takohet këtë të diel për të diskutuar për arritjen e një marrëveshje që do t’i jepte fund luftimeve, ndërsa Bashka shkruan se gjithmonë ka vend për dialog, nuk është kurrë vonë.
“Sesioni Emergjent i OKB-së, pas Rezolutës së KS të OKB-së të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA, është një mundësi për të demonstruar një qëndrim të unifikuar të OKB-së në mbështetje të paqes, pas unitetit të demonstruar nga shumë kombe, NATO dhe BE.
Lufta nuk është kurrë një opsion pasi sjell vdekje dhe shkatërrim.
Gjithmonë ka vend për dialog, nuk është kurrë vonë.
Ky është momenti për këdo që e ka marrë paqen si të mirëqenë, të bashkohet në unitet dhe të punojë me vendosmëri për paqen dhe sigurinë”, mbyllet reagimi i Bashës.