Lufta në Ukrainë ka sjellë efektet e menjëhershme në tregjet botërore në çmimet e drithërave dhe karburantit. Por cfarë po ndodh në Shqipëri dhe si mund të përballohet kjo situatë?
Eksperti i njohur Azmi Stringa, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” u shpreh se zgjidhje nuk është heqja e taksave, sikur e propozon PD, por mbështetja direkte për shtresat në nevojë.
“Shqiptarët harxhojnë 40% të të ardhurave për bukë, konsum. Ne kemi një popullsi të madhe të varfër dhe rritja e çmimeve është një problem. Rritja e çmimeve po ndodh. Nuk jam për heqjen e taksave te nafta.
Nuk jam i sigurt që do të reflektohet në treg dhe e dyta, po e hoqe, përfitojnë edhe ca të pasur. Më e mira është për të mos e prishur sistemin, më e mira është ndihma për shtresën në nevojë, pensionistët, ata që marrin ndihmë ekonomike, 45% janë te paga minimale” tha ai.
SHBA-BE po godet me sanksione të forta Rusinë, por cfarë ndodh në kushtet ku 40% e Perëndimit furnizohet me gazin rus? “SHBA dhe Perëndimi si pjesë e paktës kanë vendosur që transaksionet në fushën e energjisë nuk do të preken. Është gjë tjetër po të vendosë ta ndërpresë do të ishte katastrofale edhe për atë.
Vetëm për këtë fazë sa të gjendet një zgjidhje. SHBA po ashtu kanë rritur prodhimin e naftës pikërisht për të kundërbalancuar ndikimin në ofertën për nafta nëse Rusia del jashtë këtij zinxhiri. Masat janë të forta, por jo deri në “vdekje”. Ende nuk është kaluar pika e moskthimit, nuk është marrë masa ekstreme” tha eksperti.
/5pyetjet.al