Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar dëbimin e 12 diplomatëve nga misioni i Moskës në Kombet e Bashkuara. Kështu ka thënë ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia.
Duke folur para gazetarëve, ai raportoi se ata janë futur në listën e zezë dhe se duhet të largohen nga Shtetet e Bashkuara deri më 7 mars. Nebenzia theksoi se kjo është “një shkelje e marrëveshjeve nga vendi pritës i një organizate ndërkombëtare”.
Ndërkohë që 26 oligarkë të tjerë rusë, përfshirë drejtuesit e kompanive kryesore energjetike të vendit, u përfshinë në listën e personave të prekur nga sanksionet evropiane.
Kështu, totali i personave që janë futur në këtë listë nga BE shkon në 680. Për ta është vendosur ngrirja e aseteve dhe ndalimi i hyrjes apo kalimit transit nëpër territorin e vendeve të BE-së.
/5pyetjet.al