-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria pritet të këtë borxhin më të lartë në rajon, në vitin 2023

Kryesoret

Sipas një raporti të fundit nga “Komisioni Evropian” për vendet kandidate Shqipëria pritet të ketë nivelin më të lartë të borxhit në vitin 2023, prej 73.9%, të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Ky pritet të jete borxhi më i lartë në rajon. Shqipëria po ecën me ritme më të ulëta sesa fqinjët në drejtim të konsolidimit fiskal, që nënkupton uljen e ngadaltë të borxhit publik në një të ardhme afatmesme.

Në vitin 2020, kur pandemia goditi botën, të gjitha vendet e rritën borxhin pblik, teksa qeveritë rritën shpenzimet për të kompensuar humbjet që sollën në ekonomi kufizimet e rrepta me qëllim frenimin e virusit.

Në rajon, nivelin më të lartë të borxhit e arriti Mali i Zi, në 105.3% të PBB-së, e ndjekur nga Shqipëria, në rreth 76% të PBB-së.

Ndonëse vendi ynë kishte borxhin e dytë më të lartë publik në rajon dhe rritje me rreth 10 pikë përqindje në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm, sërish ndihma për bizneset dhe individët në raport me madhësinë e ekonomisë, ishte më e ulëta në Europë, me 1% te PPB-s, sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar FMN).

Mali i Zi parashikon që të ulët borxhin publik në vitin 2023, në 71.7% të PBB-së, duke e reduktuar me ritme më të shpejta sesa Shqipëria.

Shtetet e tjera të rajonit ndërkohë janë në një pozicion më komod, pasi kanë borxhe më të ulëta, si Kosova 22% e PBB-së, Bosnjë Hercegovina 35%, Serbia 54% dhe Maqedonia e Veriut 58%, sipas pritshmërive për vitin 2023, publikuar nga Komisioni Europian.

Sipas deklaratave t FMN-së, në periudhën afatshkurtër, politika fiskale duhet të vazhdojë të mbështesë rimëkëmbjen nëpërmjet masave të përkohshme dhe të mirëshënjestruara, që duhet t’i nënshtrohen transparencës dhe përgjegjshmërisë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, përvese e ka konsideruar borxhin e ri të ekzagjeruar dhe kërkoi qeverisë të zbatojë një strategji të shëndoshë afatmesme për të ardhurat sa më shpejt.

Stoku në vlerë i borxhit arriti në 1,38 triliardë lekë me një rritje 1,5 miliardë lekë (1.3 miliardë euro) në raport me vitin e kaluar. Ky është zgjerimi vjetor më i lartë i ndërmarrë nga qeveritë shqiptare ndër vite./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit