-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërhiqet Duka: Shtyhen zgjedhjet për Presidentin e ri

Kryesoret

Vetëm pak orë pasi gjykata e Tiranës vendosi që ta pezullojë nga detyra bashkë me sekretarin e përgjithshëm Ilir Shulku dhe disa zyrtarë të tjerë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka tërhiqet duke hequr dorë dhe shtyrë zgjedhjet e planifikuara për në datë 2 mars. Data e re ende nuk është vendosur.

“Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore më datë 2 mars 2022, me një rend dite siç e parashikon Statuti i FSHF-së: miratimin e bilancit financiar, miratimin e buxhetit, miratimin e raporteve të auditorëve të pavarur dhe zgjedhjet për organet drejtuese, për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv për katër vitet e ardhshme.

Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t’i propozoj dhe do t’i kërkoj Asambles që pikën e rendit e ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv, të shqyrtohen në një datë tjetër.

Uroj që kjo periudhë t’i shërbej një procesit të rregullt statutor dhe gjithë kandidatëve për të shpalosur platformat e tyre përballë komunitetit të futbollit”, shkruan Duka, që u tërhoq nga data e zgjedhjeve dhe jo nga gara për mandatin e gjashtë përballë Dritan Shakohoxhës dhe Sulejman Starovës.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit