Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje urgjente Bashkimit Evropian “të pranojë urgjentisht Ukrainën”, në bllok.
“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që urgjentisht të pranojë Ukrainën duke përdorur një procedurë të re”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të fundit.
“Ne u jemi mirënjohës partnerëve që qëndruan me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur.”
Zelensky deklaroi se ka biseduar me presidentët e Portugalisë, Lituanisë, Francës dhe Polonisë, si dhe kryeministrat e Belgjikës, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Mbështetja e koalicionit tonë kundër luftës është e pakushtëzuar dhe e paprecedentë,” tha Zelensky. /5pyetjet.al