-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vatikani ofron të ndihmojë bisedimet Ukrainë-Rusi

Kryesoret

Vatikani është i gatshëm “të lehtësojë” një dialog midis Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës, tha ditën e sotme Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin. 

Parolin i tha gazetës italiane Corriere della Sera se ai beson se “ka ende dhe gjithmonë vend për negociata. Asnjëherë nuk është vonë.” 

Parolin shtoi se Vatikani ka ndjekur me “vëmendje të madhe ngjarjet në Ukrainë” dhe se ofron “gatishmërinë e tij për të lehtësuar dialogun me Rusinë, është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë palët për të rifilluar këtë rrugë”.

Papa Françesku foli edhe një herë të dielën mbi konfliktin gjatë lutjes së tij javore Angelus dhe u kërkoi besimtarëve të luten dhe ftoi të gjithë “të bëjnë 2 marsin, të mërkurën e hirit, një ditë lutjeje dhe agjërimi për paqen në Ukrainë”.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit