Jetojmë në kohë lufte dhe të gjithë vendet janë mobilizuar. Nuk bën përjashtim as Shqipëria.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook disa momente nga stërvitja e forcave të ushtrisë shqiptare.
“Në prag të testimit nga NATO, batalioni i dytë i këmbësorisë po tregon se është në lartësinë e duhur për t’u certifikuar nga Aleanca.
Trupat e këtij batalioni, të rinj dhe me përvojë, demonstruan aftësi mbresëlënëse operacionale, si në veprimet luftarake, ashtu edhe ato logjistike” shkruan Peleshi.
E gjithë vëmendja tashmë është nga lufta në Ukrainë dhe rreziku i spirales së konfliktit.
/5pyetjet.al