-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brukseli zhgënjehet nga Serbia: Zgjodhi Rusinë para BE-së

Kryesoret

Parlamenti Europian miratoi sot një rezolutë ku dënohet sulmi rus në Ukrainë dhe kërkohet dhënia e statusit kandidat për anëtarësim në union të këtij vendi. “Parlamenti Europian u bën thirrje institucioneve të BE-së që të punojnë drejt dhënies së statusit të kandidatit për në BE, Ukrainës në përputhje me nenin 49 të Traktatit për Bashkimin Evropian dhe mbi bazën e meritës dhe ndërkohë, të vazhdojnë të punojnë drejt integrimit të saj në Tregun e Përbashkët të BE-së në përputhje me Marrëveshjen e Asociimit” – thuhet në rezolutë.

Brukseli është zhgënjyer me Serbinë që nuk iu bashkua vendeve të BE-së me sanksione ndaj Moskës.

“Parlamenti Europian nënvizon me shqetësim të madh përpjekjet e vazhdueshme të Federatës Ruse për të destabilizuar vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për të ndërhyrë në proceset e tyre demokratike; denoncon ata që i shprehën mbështetje Federatës Ruse pas agresionit të saj kundër Ukrainës dhe përgëzon mbështetjen e treguar nga ato vende të Ballkanit Perëndimor që janë aleatë euroatlantikë; shpreh keqardhjen e fortë për mos-angazhimin e Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë, e cila dëmton procesin e saj të anëtarësimit në BE dhe rithekson pritshmërinë e saj që kandidatët për anëtarësim në BE të përputhen jo vetëm me acquis të BE-së, por edhe me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së” thuhet në rezolutë. Serbia deklaroi se e njeh tërësinë territoriale të Ukrainës, por nuk iu bashkua sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit