Prej 6 ditësh, Kievi vijon të jetë i rrethuar nga të gjitha anët nga trupat Ruse. Të izoluar në metro apo në shtëpitë e tyre, banorët e Kievit tashmë duhet të përballen edhe me motin e ftohtë.
Dëbora është kthyer në një tjetër problem në listën e gjatë të shqetësimeve për banorët ukrainas. Ditët e fundit, shkruan CNN, temperaturat kanë zbritur nën zero gradë. Para pushtimit, dielli shkëlqente mbi Kiev, por tashmë qielli është i zymtë dhe temperaturat janë ulur ndjeshëm.
Pas shtetrrethimit të fundjavës, me mijëra njerëz qëndruan në radhë një ditë më parë nëpër dyqane për t siguruar ushqimet e nevojshme në të ftohtin ukrainas.
Aktualisht, energjia elektrike, ngrohja dhe uji janë të disponueshme, por frika e ndërprerjeve të mundshme të furnizimeve është rritur.








