Presidentja e PE-së, Roberta Metsola u shpreh se e mirëpret kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar me familjen e Bashkimit Europian, por nuk dha shpresë për anëtarësim urgjent.
“Njohim perspektivën evropiane të Ukrainës. Ne e mirëpresim aplikimin e Ukrainës për statusin e kandidatit dhe ne do të punojmë drejt këtij qëllimi.
Ne duhet ta përballojmë të ardhmen së bashku”, tha presidentja e Parlamentit Evropian. Në fund të fjalës, presidenti ukrainas Zelensky u duartrokit nga eurodeputetët e PE-së.
/5pyetjet.al