Raundi i dytë i bisedimeve ruso-ukrainase do të zhvillohet nesër, më 2 mars.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve “TASS”, e cila citoi mediat ukrainase. Raundi i parë u zhvillua dje dhe u mbyll pa marrëveshje.
“Për Evropën ky është momenti i së vërtetës”. Kështu tha Ursula von der Leyen kur foli në Parlamentin Evropian.
“Është një përplasje midis dy botëve, midis ligjit dhe armëve. Ne do të aktivizojmë mbrojtjen e përkohshme për refugjatët” tha von der Leyen.
Britania është në krye të vendeve që po vazhdojnë sanksionet e ashpra kundër Moskës.
“Dëbimi i Rusisë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së është ndër opsionet në tryezë” bëri të ditur Britania e Madhe.
Ndërkohë që presidenti ukrainas Zelensky kërkoi procedura emergjente për pranimin e Ukrainës në BE.
/5pyetjet.al