-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbisë “i hyn frika” për futjen e Kosovës në NATO dhe KiE, kërcënon me destabilizim

Kryesoret

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç tha se përpjekjet për të pranuar Kosovën në Këshillin e Evropës (KiE) kërcënojnë të destabilizojnë situatën politike dhe të sigurisë në rajon. “Avokimi për pranimin e Kosovës të vetëshpallur në Këshillin e Evropës, por edhe kërkesat më të forta për anëtarësimin e Prishtinës në NATO, jo vetëm që nuk kontribuojnë në stabilitetin e Evropës, por përkundrazi kërcënojnë me destabilizimin e situatës politike dhe të sigurisë në rajonin tonë”, tha Selakoviçi në një deklaratë me rastin e njoftimit të raportueses së Këshillit të Evropës, Viola von Cramon, për të mbështetur propozimin që “Kosova të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

Von Cramoni njoftoi në Twitter se ajo ka avokuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës “për një kohë të gjatë” dhe për këtë arsye pajtohet me propozimin e Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI) që Qeveria e Kosovës tani të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë qasje të plotë në mekanizmat më të vjetër të të drejtave të njeriut në Evropë”, ka shkruar dje Von Cramoni. Ndërkaq Selakoviçi tha se “eurodeputetja Viola von Cramon vendosi të përdorë ngjarjet në Ukrainë dhe frikën e vendeve evropiane nga destabilizimi në një shkallë më të madhe për të radikalizuar përpjekjet e saj lobuese për të siguruar anëtarësimin e Kosovës së vetëshpallur në organizatat ndërkombëtare”.

Në deklaratë thuhet se “Prishtina, përmes UNMIK-ut dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244, ka kanale efektive për komunikim me organizatat ndërkombëtare” dhe theksohet se “çdo përpjekje për të fituar anëtarësim në një forum shumëpalësh, duke votuar pro Kosovës së vetëshpallur jo vetëm që nuk do të kontribuonte në stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, por do të kishte efektin e kundërt”.

Më tej, ai “ia ka kujtuar eurodeputetes Von Cramon dhe lobistëve të tjerë që vazhdimisht po punojnë për konsolidimin e pavarësisë së vetëshpallur” të Kosovës që “Beogradi dhe Prishtina për vite me radhë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përpiqen t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet me mjete paqësore dhe politike” dhe se kjo është “e vetmja mënyrë për të normalizuar këto marrëdhënie në përputhje me vlerat evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare”.

“Në ditët kur ligji ndërkombëtar dhe rendi ndërkombëtar që njohim janë në provim për shkak të ngjarjeve që nuk kanë të bëjnë fare me Ballkanin Perëndimor, besoj se askujt nuk i duhet që, përmes zgjidhjeve të imponuara dhe veprimeve të rrezikshme politike, t’i japë legjitimitet separatistëve në provincën jugore serbe, sepse separatizmi, siç paralajmëron Serbia me vite, përmes efektit ngjitës dhe domino mund të përhapet në mbarë botën”, thuhet në këtë deklaratë të ministrit serb.

Propozimi i Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI) me titull “Si Kosova mund të bëhet anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës” thotë se Kosova është një demokraci evropiane ku janë mbajtur një varg zgjedhjesh të lira dhe fer, ku nuk ka të burgosur politikë ose akuza për trajtim çnjerëzor dhe ka dispozita për të drejtat e pakicave. Shtohet se 34 nga 46 anëtarët e KiE-së, aq sa ka pas pezullimit të Rusisë, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se anëtarësimi i Kosovës tani do të tregonte se Këshilli i Evropës mbetet institucioni më relevant për demokracitë evropiane të përkushtuara ndaj Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Siç thuhet, çdo vend evropian që konsiderohet i aftë dhe i gatshëm të respektojë dispozitat e Statutit të KiE-së mund të bëhet anëtar i KE-së, me ftesë të Komitetit të Ministrave, i cili publikohet në formën e një rezolute që kërkon një shumicë prej dy të tretave të të gjithë përfaqësuesve të KiE-së.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit