Presidenti Ilir Meta kërkon monitorim të rreptë të procesit zgjedhor në gjashtë bashkitë e vendit në datë 6 mars. Kreu i shtetit kërkon standarde maksimale në procesin zgjedhor.
“Sot, në ditën e fundit të dorëzimit të kërkesave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për akreditimin e vëzhguesve nga partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022, theksoj rëndësinë e monitorimit nga afër të këtij procesi.
Kjo do t’i shërbejë një vlerësimi skrupuloz të procesit zgjedhor, sipas standardeve të kërkuara, si dhe legjitimitetit të rezultatit të tyre” shkruan Meta.
Ditën e diel qytetarët e Shkodrës, Dibrës, Durrësit, Lushnjes, Rrogozhinës dhe Vorës do të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë.
/5pyetjet.al