-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turqia ndalon qarkullimin e anijeve luftarake në Bosfor dhe Dardanele

Kryesoret

Turqia e ka ndaluar qarkullimin e anijeve luftarake përmes ngushticave të Bosforit dhe Dardaneleve.

Ankaraja i ka “paralajmëruar vendet fqinjë, që të mos dërgojnë anije luftarake përmes Detit të Zi”, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu të hënën (28.02) në mbrëmje. Qeveria me këtë vendim i referohet Marrëveshjes së Montreux-së, që i lejon Turqisë të kufizojë në kohë luftë qarkullimin e anijeve luftarake.

Ndërkohë janë të paktën katër anije luftarake ruse në Mesdhe që presin lejen e kalimit. Ngushtica e Bosforit dhe ajo e Dardaneleve lidhin Detin e Zi me Detin Marmara dhe Egje.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, ashtu si Rusia dhe Ukraina është vend që shtrihet në brigjet e Detit të Zi.

Ankaraja e dënoi ashpër sulmin ndaj Ukrainës javën e kaluar. Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të qartë pozicionin krah Kievit.

“Ne e refuzojmë ndërhyjen ushtarake të Rusisë”, tha Erdogan. Invazioni është një “goditje e rëndë për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Megjithatë konsiderohet, se Erdogan ka një raport të mirë me presidentin rus Vladimir Putin./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit