Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh sot në një fjalim në Parlamentin Europian, në ditën e gjashtë të luftimeve, se mbrojtja e kryeqytetit të vendit, Kievit, është “prioriteti kryesor” për shtetin. “Kharkovi dhe Kievi janë aktualisht objektivat më të rëndësishëm për Rusinë.
Terrori ka për qëllim të na thyejë. Për të thyer rezistencën tonë. Ata po vijnë drejt kryeqytetit tonë, si dhe në Kharkiv”, tha ai.
“Prandaj, mbrojtja e kryeqytetit sot është prioriteti kryesor për shtetin”, tha Zelensky. Kievi është i veçantë. Nëse mbrojmë Kievin, do të mbrojmë edhe shtetin.
Kjo është zemra e vendit tonë. Dhe duhet të vazhdojë të rrahë. Dhe do të vazhdojë të rrahë, në mënyrë që jeta të triumfojë” tha ai.
Në mesazhin e tij për ukrainasit, Zelensky e përshkroi gjithashtu sulmin e së martës në sheshin qendror në Kharkiv si një akt terrori.
“Ky është terror kundër qytetit, ky është terror kundër Kharkiv, terror kundër Ukrainës. Nuk kishte asnjë objektiv ushtarak në shesh” tha Zelensky.
“Raketa në sheshin qendror është një terror i drejtpërdrejtë. Askush nuk do të falë. Askush nuk do ta harrojë. Ky sulm në Kharkiv është një krim lufte” tha ai.
“U bëjmë thirrje të gjitha vendeve të botës që t’i përgjigjen menjëherë dhe në mënyrë efektive kësaj taktike kriminale të agresorit dhe të deklarojnë se Rusia po kryen terrorizëm shtetëror.
Ne kërkojmë përgjegjësi të plotë për terroristët në gjykatat ndërkombëtare”, tha Zelensky.
/5pyetjet.al