-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anglia e futi në listën e zezë, Abramovich nxjerr në shitje Chelsean

Kryesoret

Miliarderi rus Roman Abramovich ka nxjerrë në shitje skuadrën angleze të futbollit, Chelsea. Ai ka vendosur çmimin prej 4 miliardë Paund.

55-vjeçari, i cili ka në pronësi skuadrën Chelsea që prej vitit 2003, hoqi dorë nga drejtimi i klubit në fundjavë duke ia lënë administrimin fondacionit bamirës të Chelsea.

Reagimi i tij erdhi pas vendosjes së sanksioneve të Britanisë së Madhe ndaj Rusisë dhe njerëzve të afërt të Putin. Abramovich konsiderohet si njeri i afërt i Presidentit Putin, edhe pse miliarderi rus ka mohuar çdo lidhje me të.

Abramovich e bleu Chelsea 19 vite më parë për 140 milionë Paund, ndërsa tani kërkon ta shesë për 4 miliardë Paund.

Miliarderi zviceran, Hansjorg Wyss 85 vjeç thotë se ka marrë një propozim për të blerë skuadrën angleze nga Roman Abramovich.

Miliarderi zviceran tha se po shqyrton këtë ofertë, së bashku me blerës të tjerë të mundshëm. Ai thotë se çmimi i shitjes nga Abramovich është shumë i lartë, duke pasur parasysh edhe borxhet që ka skuadra angleze.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit