Një grup deputetësh të PD-së që kanë kaluar në krahun e Sali Berishës në një letër drejtuar Kuvendit kërkojnë një mocion me debat dhe rezolutë kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës. “Rezoluta të dënojë agresionin rus në Ukrainë dhe përdorimin e armëve të rënda. Duhet të finalizojmë rezolutën kundër këtij agresioni” thuhet ndër të tjera në letrën që deputetët demokratë të grupit të Sali Berishës i kanë dërguar Kuvendit.
Gjithashtu Sali Berisha kërkon që në rezolutë të miratohen edhe pikat për largimin e menjëhershëm të Shqipërisë nga nisma e Ballkanit të Hapur dhe që të dënohet vendimi i Serbisë për të mos u bashkuar me Perëndimin për t’i vendosur sanksionet Rusisë. Tashmë pritet për t’u parë nëse kërkesa e deputetëve do të merret në konsideratë në seancën plenare që do të zhvillohet nesër.
/5pyetjet.al