Ish-ministri dhe gjenerali Dritan Demiraj kërkon nga shqiptarët që t’i bashkohen nismës që Kosova të anëtarësohet në NATO. Ai shprehet se ka ardhur momenti që SHBA dhe BE, duke parë fytyrën e vërtetë të Serbisë, të mos e lejojnë atë të përdorë kartën e neutralitetit, duke përfituar nga Moska dhe Perëndimi.
“Te dashur bashkekombas! Eshte pikerisht ky momenti i duhur qe ti bashkohemi te gjithe Shqiptaret kudo ne Bote nismes dhe kerkeses se institucioneve nderkombetare qe Republika e Kosoves ti bashkohet Aleances Euro-Atlantike NATO. Ne kete moment e gjithe bota pa fytyren e vertete te Vuçiçit, i cili e ka te pamundur te shkeputet nga vrasesit e femijeve te pafajshem ne Ukraine.
Tashme ka ardhur momenti qe SHBA dhe BE te mos e lejojne me Serbine qe te perdore karten e neutralitetit, pasi kjo karte eshte shfrytezuar qe te perfitoje si nga Moska dhe Perendimi. Se fundi, ka ardhur momenti qe qeveria e Republikes se Shqiperise dhe ajo e Kosoves te pergatisin nje infrastrukture te perbashket sigurie dhe mbrojtje, ne menyre qe te rrisin ndjeshem kapacitetet operacionale dhe nderveprueshmerine brenda gjithe hapesires mbareshqiptare me SHBA-te ne krye” shkruan Demiraj.
/5pyetjet.al