Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka përshëndetur miratimin e rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ku i kërkohet Rusisë të ndalë pushtimin ndaj Ukrainës.
Ai shprehet se një koalicion global anti-Putin është krijuar dhe shtetet që votuan pro kanë zgjedhur anën e duhur të historisë.
1/2 I praise the approval by the #UN GA with an unprecedented majority of votes of the resolution with a strong demand to Russia to immediately stop the treacherous attack on 🇺🇦. I’m grateful to everyone & every state that voted in favor. You have chosen the right side of history pic.twitter.com/1sb0qjxXKs
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 2, 2022
“E lavdëroj miratimin nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me një shumicë të paprecedentë votash të rezolutës me një kërkesë të fortë ndaj Rusisë që të ndalojë menjëherë sulmin tradhtar ndaj Ukrainës.
I jam mirënjohës të gjithëve dhe çdo shteti që votoi pro. Ju keni zgjedhur anën e duhur të historisë. Rezultatet shkatërruese të votimit në Asamble për agresorin tregojnë bindshëm se një koalicion global anti-Putin është krijuar dhe po funksionon.
Bota është me ne. E vërteta është në anën tonë. Fitorja do të jetë e jona” u shpreh ai, pasi u miratua rezoluta me 141 vota pro, 5 kundër dhe 35 abstenim.
/5pyetjet.al