Në mbrëmjen e sotme është shënuar një aksident në aksin Qerret-Durrës.
Ngjarja ka qenë me pasoja fatale, pasi një grua ka ndërruar jetë direkt. 37 vjeçari, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e tij dhe për pasojë ka përplasur 3 këmbësorë.
Nga policia mësohet se ty personat e tjerë janë jashtë rreizikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /5pyetjet.al