Ushtria ruse ka arritur të pushtojë qytetin jugor të Ukrainës Kherson. Të paktën kështu pretendon Ministria ruse e Mbrojtjes. Nëse qyteti ka rënë, ky do të ishte qyteti më i madh në Ukrainë që është kapur nga forcat ruse deri më tani.
Gjatë natës ne raportuam se trupat ruse ishin parë në rrugët e qytetit dhe se kryetari i bashkisë tha se stacioni i trenit dhe porti i Khersonit ishin kapur.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve UNIAN raporton se një sulm me raketë në Kharkiv ka goditur ndërtesën e departamentit rajonal të policisë në qytet.
Një video e postuar në kanalin Telegram të një këshilltari të qeverisë ukrainase tregon një ndërtesë të përfshirë nga flakët.
Anton Geraschenko, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, thotë se një ndërtesë që i përket Universitetit Kombëtar Karazin përballë rrugës është gjithashtu e ndezur pas sulmit.
BBC raporton se ende nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur videon.
Ndërkohë të paktën 21 persona u vranë dhe 112 u plagosën në bombardimet e qytetit të dytë më të populluar të Ukrainës, Kharkiv, tha kryebashkiaku i qytetit.
Megjithatë, guvernatori i Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv tha se të gjitha sulmet ruse “u zmbrapsën” dhe pozicionet u mbajtën, pavarësisht bombardimeve të rënda të Kharkiv të martën dhe gjatë natës.