-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan përkrah Kosovën në NATO, mediat në Beograd: Goditje ndaj Serbisë!

Kryesoret

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, është bërë kryelajm në mediat serbe, pasi deklaroi se vendi i tij do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Mediat e Beogradit i kanë dhënë hapësirë deklaratës së presidentit turk, për përkrahjen e shtetit të tij anëtarësimit të Kosovës në NATO. Madje një media këtë deklaratë e ka cilësuar si një goditje ndaj Serbisë.

“Erdogan e ka goditur Serbinë. Premtoi përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, “Erdogan e do Kosovën në NATO. Deklarohet presidenti turk – i premtoi Vjosa Osmanit se do ta ndihmojë”, “Presidenti turk: E përkrah Kosovën në NATO”, “Turqia do të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, këto janë disa nga titujt e mediave serbe.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Turqi, u pritur nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në një konferencë shtypi, pas takimit, presidenti turk ka thënë se vendi i tij do ta mbështesë Kosovën drejt anëtarësimit në NATO.

“Për ta mbështetur procesin e anëtarësimit [të Kosovës] në NATO s’kemi nevojë për të marrë leje nga askush. Ne i kemi ndërmarrë hapat tonë. Ashtu siç ndërmorën në rastin e njohjes, ashtu do të bëjmë edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovë në NATO”, tha presidenti turk, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu tha Turqia ka kontribuar shumë në këtë proces dhe ende vazhdon të lobojë për të siguruar sa më shumë njohje për Kosovën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit