Ish-kryeministri Pandeli Majko shprehet se Rusia po sulmon edhe një pjesë të historisë së shqiptarëve në Ukrainë në Odesa.
“Ushtria Ruse po përgatitet të sulmojë qytetin e Odesës! Kërkoni në Google… fjalët “Arnaut, Odesa” dhe do ta kuptoni se po sulmohet për tu shkatërruar edhe një pjesë e historisë së shqiptarëve.
…Eshtë Ukraina që flet shqip. Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave”, shkruan ai.
Ushtria ruse ka bombarduar disa fshatra të banuar me shqiptarë pranë Odesës duke detyruar njerëzit që të largohen.
/5pyetjet.al