Ushtarët rus janë të lodhur dhe pesimistë për vazhdimin e mëtejshëm të luftës në Ukrainë. Ata ndihen të detyruar nga udhëheqësi i tyre për të qëndruar në këmbë dhe me armë në brezë, por kjo gjë nuk është nën dëshirën e tyre.
Sipas një zyrtari të Pentagonit, ata i ka kapluar dëshpërimi sa që po i shkatrojnë vet makinat e tyre të luftës.
Një numër i madh trupash ruse janë të keqstërvitura, dhe të papërgatitura siç duhet për një luftë të mirëfilltë në shkallë të gjerë.
Morali mes tyre gjithashtu nuk është i lartë, e nga ana tjetër përballen dhe me probleme furnizimi, përfshirë atë me ushqime dhe karburant. Një përfundim i tillë mbështetet duket mbi dëshmitë e rusëve të kapur rob, e konsiderohet të jetë një nga arsyet përse autokolona 60 kilometra e tankeve dhe autoblindave ruse nuk avancon, por gati po zvarritet këto ditët e fundit në afërsi të Kievit. /5pyetjet.al