Policia e Vlorës përmes nje njoftimi zyrtar ka bërë më dije se ka zbuluar, një laborator ku kultivoheshin lëndëve narkotike në një shtëpi.
Shtëpia ndodhej në ‘Kushtrimi’, Vlorë. Gjatë operacionit policia sekuestroi 330 bimë narkotike të kultivuara në kova plastike, 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe sende të tjera të paligjshme.
Për rastin është vënë në pranga një 40 vjeçar Anest Rrapaj, i cili është arrestuar në kushtet e flagrancës.
Ai do të akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.
Tashme kanë dal edhe pamjet e brenda shtëpisë, nga ku shihen qartë kultivim i lendeve narkotike./5pyetjet.al