Rusët në Ukrainë nuk po kursejnë as civilët, teksa në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku një tank hap zjarr ndaj një pallati të banuar.
Video është filmuar pikërisht nga një person që banonte në ndërtesë. CNN raporton se një sulm i ri ushtarak në Kharkiv, Ukrainë, ka goditur një kompleks apartamentesh pranë një spitali. Shpërthimi pranë spitalit vjen disa orë pasi një sulm ushtarak shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesën e administratës rajonale të Kharkiv.