Mbrëmjen e djeshme, aktorja Arjola Demiri ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për raportin aktual me ish-partnerin e saj.
Teksa tregon për deklaratat që ka dhënë në “BBV”, thekson se ka qenë e sinqertë dhe ka rrëfyer disa nga momentet e jetës së saj, dhe pse nuk i ka treguar për t’u viktimizuar siç është përcjell jashtë shtëpisë së “BBV”.
“Jam një vajzë shumë e sinqertë. Në “Big Brother VIP” kam minimizuar historinë e jetës time. Të gjithë nuk e kuptojnë sinqeritetin dhe fakti që më dhemb më shumë është që është marrë sikur unë e kam thënë për viktimizim. Ndërkohë unë e kam thënë si një mënyrë për të mësuar shumë vajza, shumë gra që të frymëzohen .Jo, nuk kam pasur pasoja. Deri në këtë moment që po flasim jo. Është eksperienca ime, e kam jetuar unë dhe në qoftë se unë do kisha shtuar, trilluar apo do kisha shpifur ndonjë gjë që s’është sigurisht që kjo do sillte problem. Përderisa kjo është historia ime, kushdo që të kishte qenë partneri im apo sido që të ketë qenë lidhja ime, e kam përjetuar unë. Kur nisesh nga një histori ka dy anë të medaljes është e imja dhe e tjetrit. Unë kam treguar anën time të medaljes sepse atë më takon të tregoj. Nga eksperienca ime post-divorc unë kam kërkuar që të ishim miq për hir të fëmijëve. Nuk jemi miq, nuk kemi asnjë lloj marrëdhënie, asnjë lloj lidhje përveç fëmijëve”, tha Arjola. ./5pyetjet.al









