-sidi education-spot_img
28.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Ka shenja se Rusia po përgatit një sulm të ri ndaj Ukrainës

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ekzistojnë indicie për një sulm të ri rus ndaj Ukrainës, ku sipas tij mund të përdoret raketa hipersonike “Oreshnik”.

Zelensky tha se informacionet e siguruara nga inteligjenca ukrainase dhe partnerët perëndimorë tregojnë për përgatitje të mundshme të një sulmi të kombinuar ndaj territorit ukrainas, përfshirë edhe Kievin.

Nga ana tjetër, autoritetet ruse njoftuan se ka shkuar në 18 numri i viktimave nga një sulm me dron në rajonin e Luhanskut, zonë e kontrolluar nga Rusia në lindje të Ukrainës. Moska akuzon Kievin për sulmin, ndërsa pala ukrainase mohon përfshirjen dhe pretendon se objektivi ishte një strukturë ushtarake.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa të dyja palët vijojnë akuzat dhe paralajmërimet për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit