Teksa ka intensifikuar sulmet në Ukrainë, Rusia duket se nuk ka ndërmend të respektojë asnjë rregull në luftë. Pamjet e shpërndara tregojnë se si ushtarët rusë përdorin ambulancat për transportim e armëve në Ukrainë, fakt ky që përbën krim lufte. Këto zhvillime vijnë në një kohë që Gjykata e Hagës ka hapur një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës të kryera nga rusët.
Ndërkohë, mëngjesin e së enjtes, një depo nafte në qytetin Chernihiv, në veri të Ukrainës u godit nga bombardimet gjatë një sulmi ajror të rusëve. Lajmi është njoftuar nga Shërbimi Shtetëror i Ukrainës për Emergjencat.
Fotot nga Chernihiv tregojnë retë e tymit të zi të dendur nga rezervuarët e naftës, ndërsa zjarrfikësit dhe punonjës të urgjencës, ndodhen në vendngjarje.









