-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Frika nga lufta, si të menaxhoni ankthin sipas psikoterapistëve

Kryesoret

Në çdo kanal lajmesh, faqe mediash dhe platforma të rrjeteve sociale shohim ditë pas dite përditësime të vazhdueshme për situatën e luftës në Ukrainë.

Si mundet dikush që dëshiron të lexojë zhvillimet e fundit dhe njëkohësisht të mbrojë veten nga stresi dhe ankthi kur lajme të tilla negative janë kudo?

“Unë mendoj se të gjithë po përjetojnë një farë shkalle ankthi për çfarë po ndodh në botë,” tha për WebMD Michael Ziffra, një profesor i asociuar i psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes në Universitetin Northwestern në Chicago.

Është çështje ashpërsie; Të jesh në ankth është një reagim normal njerëzor, thotë ai. Por lajmet janë problem nëse “jua vështirësojnë të bëni çfarë duhet të bëni.”

“Këto ndjenja mund të jenë kaq të vështira për t’u përpunuar dhe mund të na bëjnë të ndihemi të frikësuar. Mund të ketë [gjithashtu] ndjenja pasigurie dhe të panjohura rreth faktit nëse do të ketë një përshkallëzim të përfshirjes brenda jetës sonë dhe atyre që duam,” tha për Press & Journal psikoterapistja Tamsin Brett.

Tregoni çfarë ndjeni

Nuk ka kuptim t’i thuash vetes “Unë nuk duhet panikohem” ose t’i thuash vetes se është e paarsyeshme të ndihesh kështu, sepse kjo do ta përkeqësojë atë. Ne nuk e dimë se si do të shkojnë gjërat në Ukrainë dhe nuk mund t’i kontrollojmë, prandaj nuk mund ta mashtrojmë veten duke menduar se mundemi.

“Të tregosh atë që ndjen dhe çfarë të shqetëson është një hap shumë i thjeshtë, por efektiv,” tha Brett. “Duke i ofruar njëri-tjetrit një hapësirë të dhembshur, empatike dhe aspak gjykuese për të folur dhe dëgjuar, ne mund ta mbështesim njëri-tjetrin gjatë kohërave shqetësuese.”

Vazhdoni përditshmërinë

Në situata të tilla, është shumë e rëndësishme të vazhdoni rutinat tuaja të rregullta për të përjetuar një ndjesi normaliteti.

Mos kërkoni prova për të mbështetur frikën që keni

Ju mund ta gjeni veten duke kërkuar prova për të mbështetur mendimet dhe ndjenjat më të këqija; burimet jo të sigurta të lajmeve apo imazhet më rrëqethëse. Nëse po, ndaloni menjëherë.

Bëni “pauza” nga leximi për konfliktin

Dëshmitë e ngjarjeve kërcënuese për jetën mund të shkaktojnë trauma. Përpiquni të monitoroni leximet dhe gjithashtu zgjidhni burime të sigurta për t’u përditësuar.

Hani siç duhet dhe hidratoni, edhe nëse nuk ju pëlqen

Sinjalet e trupit ngatërrohen kur jeni në ankth. Hani në intervale të rregullta, pavarësisht nëse keni oreks apo jo, dhe nëse nuk pini mjaftueshëm, trupi shqetësohet. Plotësoni nevojat themelore, përndryshe gjërat ndihen shumë më keq.

Kushtojini rëndësi frymëmarrjes

Praktikoni teknikat e frymëmarrjes që janë të përshtatshme për ju.

Kaloni kohë në natyrë dhe me kafshë (nëse ju pëlqejnë)

Bëni gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirë. Shkoni për një shëtitje në park dhe nëse keni kafshë shtëpiake, përkëdhelini. Nëse mundeni, bëni një masazh, shkoni në spa. Mundohuni të “zhyteni” në diçka të këndshme. Nuk ka të bëjë me eliminimin e realitetit, por ka të bëjë me shijimin e momenteve që ju bëjnë të ndiheni mirë.

Shihni njerëzit që doni

Përqëndrohuni te marrëdhëniet. Bëni plane me njerëzit që ju interesojnë, hani ushqime, shkoni diku me miqtë, kaloni kohë me fëmijët e kështu me radhë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit