-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndal! Ky është i riu që çau rrethimin dhe e la policinë me “gisht në gojë”

Kryesoret

Tentativa për kapjen e një hajduti në Kamëz, që më pas rezultoi e dështuar nga policia terrorizoi qytetarët paraditen e sotme.

Policia tha se kishte informacion në rrugë operative për lëvizjet e tij dhe vendndodhjen duke organizuar operacionin, por nuk arriti ta arrestonte.

Në momentin që konstatoi se ishte i rrethuar Elis Suçi qëlloi me armë zjarri në drejtim të efektivëve më pas u arratis në rrugicat e lagjeve duke humbur gjurmët. Ngjarja u regjistrua në rrugën “Nënë Tereza”.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk kanë mbetur persona të lënduar.

I riu që më parë ishte në kërkim për vjedhjen e një marketi, tashmë është vendosur në shënjestrën e policisë edhe për disa vepra të tjera penale, por mbetet në arrati.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit