-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hajde ma trego”, Rama tallet me kandidatët e Bashës dhe Berishës: Tapë! Janë në ajër

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama sonte mbylli fushatën në Rrogozhinë duke kërkuar votën e qytetarëve për Edison Memollën. Ironizoi opozitën e ndarë në dy pjesë dhe u shpalosi shembullin më të mirë, që sipas tij është Memolla.

“Ata në Tiranë e kanë mendjen të eliminojnë njëri tjetrin. Njërin (kandidatin e Berishës) e pashë nën efektin e lëndëve helmuese luftarake, lëndëve me bazë alkooli, mund të jetë burrë i mirë por nuk mjafton.

Edisoni është një djalë që e meriton, respektin dhe besimin tuaj. Është shembull pozitiv. Është kthyer nga jashtë për të qenë këtu dhe për të dhënë një kontribut dhe është i njëjti që kam takuar që ditën e parë.

Nuk ka vendosur as peshë, është një djalë me këmbë në tokë. Ata të dy që janë në ajër këtu, lërini në ajër”.

Fjalën e mbylli me një batutë. “Është rasti, sidomos gocat, t’u thonë çunave në fjalë, hajde ma trego për kë do votosh dhe pastaj shihemi javën tjetër dhe flasim”. Të dielën do të zhvillohen zgjedhjet në 6 bashki.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit