Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur dhe njëkohësisht ish-banorja e BigBrotherAlbania VIP, ka postuar një foto në rrjetin e saj social Instagram, me caption “Ma shum se ti…” të shoqëruar me nota muzikore.

Këngëtarja është shfaqur e veshur me një kostum sportiv në ngjyrë rozë e ulur në sediljet e pasme të një makine. Komentet kane qenë të ndryshme nga personazhe të ndryshme. Komentet ndaj saj janë pozitive, e një nga mikeshat e këngëtares shkruan “Nxirr naj kenge mos rri kot”

Ndërkohë disa ditë më parë, këngëtaren dhe vëllain e saj Albanin, i kemi parë të kalojnë kohë me këngëtaren e njohur, Dafina Zeqirin, nga ku nisën aludimet për projekte të reja muzikore mes dy këngëtareve, edhe pse, deri më tani asnjëra nuk ka folur më konkretisht për këtë temë.
Mos vallë po vjen një tjetër dedikim për Donaldin?
/5pyetjet.al









