Komisioneri Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat bëri të ditur se kush përfshihet në shit-blerje votash do të ndëshkohet
“Edhe për këto zgjedhje, ata qytetarë që kanë pasur një dokument identifikimi të skaduar apo ju skandon më 6 mars, është vendosur shtyrja e afatit të vlefshmërisë së tyre dhe ata do lejohen të votojnë. Jemi në fazën përmbyllëse të përgatitjes së këtyre zgjedhjeve. Jemi në fazën e përzgjedhjes së komisionerëve. Kemi probleme në këtë proces, por shpresoj që këtë pasdite ky proces të finalizohet. Partitë e kanë bërë të drejtë të tyre të pakontestueshme që bëjnë ndryshimin e komisionerëve dy-tre ditë para zgjedhjeve.”, tha Celibashi.
Ndër te tjera ai tha se rezultati do shpallet 48 ore pas votimit. /5pyetjet.al