Volodymyr Struk 57 vjeç, i cili ishte kryebashkiak i Kreminës që nga viti 2020, në republikën e vetëshpallur të Luhanskut raportohet të jetë vrarë pasi u rrëmbye nga shtëpia e tij.
Ai u qëllua me një plumb në zemër. “Ai u rrëmbye nga persona të maskuar” tha gruaja e tij katër ditë më parë.
“Ka një tradhtar më pak në Ukrainë. Kryetari i bashkisë së Kreminës në rajonin e Luhanskut, ish-deputet u gjet i vrarë”, shkruan Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.
Për Kievin zyrtar, Struk ishte një “mbështetës i Republikës Popullore të Luhanskut” pro-rus. “Ai kishte shumë para, me gjasë që ia kishte dhënë Rusia”, shkroi këshilltari.
/5pyetjet.al