Kryeministri Edi Rama ka mbyllur pasditen e sotme fushatën në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme lokale të së dielës. Në të njëjtën orar, edhe Lulzim Basha ndodhej në kryeqendrën e veriut për të dhënë mesazhet e fundit përpara se qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit. “Të gjithë bashkë për të çarë rrethimin e së keqes. Të gjithë masivisht drejt kutive ditën e diel për Xhemal Bushatin” tha Basha.
Edi Rama u kërkoi shkodranëve që t’i japin mundësinë PS-së për herë të parë të qeverisë pushtetin lokal dhe më pas të shohin ndryshimin që do të vijë. “Si shpjegohet se gjithë këto vite, bashkia Shkodër ka bërë gjithmonë të njëjtën zgjedhje dhe ka marrë gjithmonë të njëjtin rezultat te jeta e përditshme, që në mos qoftë zero është mizerabël krahasuar me bashkitë e tjera të Shqipërisë.
Shikoni Shkodrën dhe kjo nuk ka lidhje me do apo nuk do qeveria, ne kemi parë se cfarë kemi mundur, stadiumi, restaurimi i teatrit, muzeu i fotografisë Marubi. Mund të kishim bërë, por na duhet një bashki që i ka dyert e hapura për bashkëpunim. Na duhet një bashki, si në cdo bashki të botës, ku ai që drejton është aty për t’i shërbyer qytetarëve dhe jo për t’i ndarë” tha Rama.
/5pyetjet.al