-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mercenarë shqiptarë në Ukrainë? SHBA “shuplakë” Putinit: Je gënjeshtar

Kryesoret

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka dalë në krah të ministres Olta Xhaçka duke rrëzuar dhe mohuar pretendimet e Rusisë se mercenarë shqiptarë kanë shkuar në Ukrainë për të luftuar kundër ushtrisë ruse.

Fushata ruse e dezinformimit vijon pa pushim. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të hequr vëmendjen nga e vërteta, që është se Rusia ka pushtuar Ukrainën, se Rusia është e përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran” shkruan Kim.

Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata” tha Xhaçka.

Putin akuzoi sot se në Ukrainë, “po shohim gjithnjë e më shumë mercenarë nga vendet e treta, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë, militantë nga Kosova dhe madje edhe xhihadistë me përvojë të operacioneve ushtarake në Siri”.

Në datë 18 shkurt, përpara nisjes së luftës ishte shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov që në një intervistë për “Russia Today” akuzoi NATO-n dhe Perëndimin se po rekruton mercenarë nga Shqipëria, Kosova e Bosnja për të luftuar në Ukrainë.

Sipas tij, në Ballkanin Perëndimor janë bërë baza krimi me terroristë e trafikantë droge që më pas marrin pjesë në konfliktet e nxitura nga SHBA. Por Shqipëria dhe Kosova hodhën poshtë deklaratat.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit